Për ne

 

 

 

 

Për ne:

 

Kompania TIMST është themeluar në vitin 1991. Është e regjistruar për projektim dhe prodhim të stufave dhe kaminëve. Fabrika e prodhimit dhe selia e TIMST-it gjenden në Zonën Industriale të Strugës. Në përbërje të saj është dhe një sallë ekspozite I në Strugë, kurse një sallë ekspozite II ndodhet në Shkup.
TIMST-i numëron 20 punonjës, personel me kualifikim të lartë dhe dizajnues profesionistë nga kjo fushë, të cilët vazhdimisht studiojnë dhe përmirësohen.
Ne vazhdimisht eksplorojmë tregun dhe nevojat e konsumatorëve duke projektuar dhe konstruktuar lloje dhe modele të reja të stufave dhe kaminëve.
Ne përdorim teknologjinë më të fundit të përpunimit të metaleve në mënyrë që të mundemi në mënyrë maksimale t’u afrohemi nevojave Tuaja, duke u kujdesur në të njëjtën kohë edhe për sigurinë Tuaj.

Të gjitha materialet e përdorura janë të certifikuara. Materialet izoluese që ne instalojmë janë ekskluzivisht me certifikatë dhe të klasës A1 (CE- and A1-certified, 100% non-combustible material).
Ne instalojmë një shtresë të brendshme në kaminë – vermikulit (materiali që reziston në 1100 ͦ C, menjëherë e reflekton nxehtësinë jashtë, është i lehtë për t’u mirëmbajtur dhe zëvendësuar).
Ne ofrojmë shërbim të shpejtë, që nga oferta deri në realizimin dhe shpërndarjen e modeleve standarde ose të modeleve sipas dimensioneve Tuaja. Ne u përgjigjemi kërkesave të klientëve në të dyja pikat e shitjes me:

•Dalje në teren dhe marrje të përmasave
•Propozim zgjidhje dhe prezantim 3D,
•Ofertë me shkrim.

Ne kemi pjesë këmbimi në dispozicion në çdo kohë. Ne ofrojmë shërbim dhe mirëmbajtje në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë.
Misioni i TIMST-it është: t’i ngrohim shtëpitë dhe zemrat e përdoruesve të produkteve tona.
Vizioni i TIMST-it është që duke investuar vazhdimisht në zhvillimin e kompanisë dhe në inovacione, të përpiqemi të bëhemi një kompani udhëheqëse për projektimin dhe prodhimin e kaminëve dhe të stufave në rajon.

 

Ekipi Struga:

 

Spase Shikoski

Drejtori i Përgjithshëm

Ivan Trifunoski

Inxhinier mekanik

Mirjana Trajkovska Sikoska

Drejtor Ekzekutiv

Borce Grozdoski

Prodhimi

Blaguna Cakareska

Financat

 

Ekipi Skopje:

 

Joana Shikoska

Marketingu dhe shitjet

Zoran Pavleski

Arkitekt

Maja Zafirovska

Arkitekt